Pas raportimeve se Aeroporti i Hamburgut, ka anuluar të gjitha fluturimet, tashmë gjithçka bëhet e ditur se është duke u realizuar me sukses.
Gazeta gjermane Bild, ka njoftuar se dy persona në pritje të depërtimit kishin ikur nga zyrtarët e emigracionit në pista, ndërsa u raportua se njëri nga ta u arrestua e tjetri gjendet në arrati, njofton Klan Kosova.
Aeroporti u rihap por me vonesa të mëdha ndërsa fluturimet u transferuan në Bremen dhe Hanove.
Një pasagjer irlandez ka shkruar një mesazh se ai kishte qenë i ngujuar në një aeroplan të Flybe për rreth një orë, duke pritur që ai të nisej.
Udhëtarët e tjerë raportuan se pije falas u shpërndanë në avionët e tyre, ndërsa pritnin me padurim.
Aeroporti i Hamburgut është i pesti më i madh, me më shumë se 16 milionë pasagjerë që udhëtojnë përmes tij çdo vit.
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...