
President Donald Trump speaks about the coronavirus in the Rose Garden of the White House, Tuesday, April 14, 2020, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon)
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që prokurori i Nju Jorkut ka të drejtë të kërkojë një seri dokumentesh financiare nga Presidenti Donald Trump, përfshirë deklaratat e tij të taksave, por deri më tani ka bllokuar paraqitjen e tyre në Kongres.
Shpallja e vendimit, e marrë me shtatë nga nëntë vota të mundshme, do t’u lejojë qytetarëve amerikanë të mësojnë më shumë rreth financave të miliarderit republikan përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Gjykata Supreme e SHBA vendosi së pari që Presidenti nuk gëzonte “imunitet absolut” dhe se prokurori i Nju Jorkut mund të kërkonte prova, në këtë rast një seri dokumentesh financiare që kishin të bënin me bizneset e tij midis vitit 2010 dhe 2018.
“Asnjë qytetar, madje as presidenti nuk mund të shmangë paraqitjen e dokumenteve në rast të një hetimi penal, presidenti nuk gëzon imunitet absolut nga urdhrat e prokurorëve të shtetit,” shtoi gjykata.
Sidoqoftë, hetimi po monitorohet nga një juri e madhe, e përbërë nga qytetarë, të cilët punojnë në fshehtësinë më të madhe dhe në teori, asgjë nuk mund të botohej.
Gjykata Supreme deri më tani ka bllokuar paraqitjen e dokumenteve në Kongres me një vendim tjetër, kështu që mosmarrëveshja do të vazhdojë në gjykatat e ulëta.
Për dallim nga presidentët e mëparshëm, Trump ka refuzuar të lëshojë deklaratat e tij të taksave, duke shkaktuar spekulime për masën e pasurisë së tij apo konfliktit të mundshëm të interesit.
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 sh...
Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e Epopesë së...