Oleh Psjuk, këngëtari kryesor “Kalush Osrchestra” që fitoi Eurovisionin u largua nga Torino dhe shkoi në Ukrainë për t’u regjistruar në luftë.
I riu, ashtu si kolegët e tij në grup, kishte marrë një leje të përkohshme për të qenë në qytetin italian dhe tashmë që gara mbaroi si duhet të shkojë të luftojë.
Psyuk u fotografua duke përqafuar dhe puthur të dashurën e tij Oleksandra pasi ngarkoi bagazhet në një taksi dhe teksa mbante kapelën e tij të zakonshme rozë, sipas asaj që raporton Daily Mail.
Kalush Orchestra publikoi videon e këngës “Stefania”, e cila u xhirua në Borodyanka, Irpin, Bucha dhe Gostomel, qytetet ukrainase të goditura nga pushtimi i forcave ruse./lapsi/

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...