Një asteroid i klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA do të bëjë kalimin më të afërt me Tokën sot, por astronomët thonë se nuk paraqet rrezik për planetin.
I njohur si (52768) 1998 OR2, asteroidi do të kalojë 3.9 milionë milje nga toka, që është rreth 16 herë më larg se distanca për në hënë, transmeton portali arbresh.info.

Observatori Arecibo në Porto Riko ka qenë duke ndjekur shkëmbin hapësinor – që është midis 1.1 dhe 2.5 milje i gjerë ndërsa afrohet më pranë, pasi NASA e kishte pikasur për herë të parë atë në 1998.
Shkencëtarët kanë bërë shaka se imazhi i fundit i pamjes së asteroidit sikur ai është duke veshur një maskë për shkak të pluhurit dhe mbeturinave që kalojnë rreth tij.

Asteroidi klasifikohet si një PHO (objekt potencialisht i rrezikshëm) sepse është më i madh se 140 metra dhe do të vijë brenda pesë milionë kilometrave të orbitës së Tokës.
NASA thotë se përkundër këtij përcaktimi, asnjë PHO e njohur që aktualisht po ndiqet nga agjencia nuk përbën një rrezik të menjëhershëm për Tokën./arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00