Udhëheqëses së Mianmarit, Aung San Suu Kyi, do t’i hiqet titulli “Liria e qytetit të Oksfordit”, për shkak të reagimit të saj ndaj krizës me myslimanët “Rohingya”.
Këshilli i Oksfordit vendosi unanimisht se nuk ishte më e përshtatshme të nderohej Suu Kyi dhe zyrtarisht titulli do t’i hiqet më 27 nëntor.
Muajt e fundit, udhëheqësja “de facto” e Mianmarit ka tërhequr shumë kritika, pasi duket se mbron trajtimin e pakicës etnike myslimane “Rohingya” nga autoritetet, që nga OKB-ja është cilësuar si shembull perfekt i “spastrimit etnik”.
Këshilli i Oksfordit e vlerësoi me titullin në fjalë Suu Kyi në vitin 1997, kur ajo ishte e burgosur politike e juntës ushtarake, por duket qartë se kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë.
Më herët, Kolegji i Oksfordit, ku Suu Kyi ka studiuar, hoqi foton e saj nga galeria publike. Shumë institucione të tjera britanike, që kanë vlerësuar fituesen e çmimit Nobel për Paqen, po konsiderojnë masa të njëjta, ndërsa shtohen gjithnjë e më shumë zërat që asaj t’i hiqet edhe Çmimi Nobel.
Qindra e mijëra myslimanë “Rohingya” ia kanë mbathur në Bangladesh, pas dhunës së ushtruar ndaj tyre nga autoritetet në Mianmar, e përshtypja e përgjithshme e komunitetit ndërkombëtar është se Aung San Suu Kyi nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për ta ndaluar këtë spastrim etnik, madje është dakord me të./tch
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër