Qeveria e Nigerisë ka bërë të ditur se dy arkeologët gjermanë, të cilët ishin rrëmbyer në jug të Nigerisë janë liruar.
Guvernatori i shtetit Kaduna, Nasir Ahmad El-Rufai, përmes një komunikatë ka shprehur lëvdata për agjencitë e sigurisë që kanë punuar për lirimin e gjermanëve, transmeton portali arbresh.info.
Personat e armatosur që kishin rrëmbyer arkeologun Peter Breunig dhe asistenin e tij, Johannes Behringer, kanë kërkuar rreth 200 mijë dollarë për lirimin e tyre.
Ata ishin rrëmbyer afër fshatit Jenjela, në shtetin Kaduna. /Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira