Së paku 70 persona kanë vdekur në Nigeri si pasojë e epidemisë së etheve Lassa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për kontroll shëndetësor në Nigeri (NCDC) njoftoi se gjatë javës së kaluar ethet Lassa janë regjistruar në kryeqytetin Abuja dhe në 26 provinca tjera nigeriane.
“Gjatë gjashtë javëve të fundit kanë vdekur 70 të prekur nga epidemia. Ethet këtë vit në masë të konsiderueshme përhapen nga periudha e kaluar. Situata më e rëndë është në provincat jugore Edo, Ondo dhe Ebony”, thuhet në njoftim.
Qeveria e Nigerisë në fund të janarit shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së shpejtë të epidemisë potenciale vdekjeprurëse të etheve Lassa.
Ethet Lassa janë ethe hemorragjike virusale për të cilën nuk ka vaksinë. Ajo manifestohet nga dëmtimi i enëve të gjakut dhe organeve të shumta ndërsa simptomat janë gjakderdhja dhe dhimbje të forta në trup.
Nuk është një lloj i ri i sëmundjes, por epidemia e tanishme është shumë më e fortë se ato të mëparshmet. Përhapja e parë e etheve Lassa në Nigeri është regjistruar në vitin 1969 dhe është raportuar në vendet e tjera afrikane përfshirë vendet: Mali, Togo, Gana, Liberia dhe Sierra Leone.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...