Ish-lideri i UKIP dhe iniciatori i Brexit, është quajtur ‘racist’ pas ka deklaruar se Rumiania nuk është dashur të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Gjatë një debate të nxejtë në emisionin e tij, LCB ai është ‘përleshur’ me një dëgjues, i cili nuk ka hezituar ta quajë atë ‘racist’, transmeton portali arbresh.info.
Euroskeptiku gjatë programit ka theksuar se vendi i Evropës Lindore nuk është dashur të lejohet të anëtarësohet në BE, për arsyen se ‘Rumania ende nuk ka kaluar komplet nga sistemi komunist’.
Ai sugjeroi se tani është koha më e mirë për Britaninë që të divorcohet nga Bashkimi Evropian, pasi sipas është e pabesueshme që në Britania e Madhe të ketë bashkëpunim politik me Rumaninë.
Megjithatë, gjatë vitit 2016 në është rritur dukshëm numri i rumunve që kanë hyrë në Britaninë e Madhe, të cilët vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në vend./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...