Më shumë se 200 persona që kanë protestuar kundër ngrohjes globale janë arrestuar në qendër të Londrës.
Në ditën e dytë të protestës ata kanë arritur të bllokojnë pikat kryesore të qytetit, transmeton portali arbresh.info
Policia tha se për shkak të bllokadës të shkaktuar nga protesta janë prekur mbi 500 mijë njerëz, pasi protesta ka detyruar devijimin e 55 linjave të autobusëve në Londër.
Të gjithë të arrestuarit janë në paraburgim dhe janë arrestuar për pengesë ndaj rendit publik, ndërsa 5 nga 209 protestues po mbahen në arrest për dyshime të dëmtimeve në selinë Shell.

Nxitësit e fushatave janë urdhëruar të kufizojnë protestat e tyre në Mermer Arch pasi ata shkaktuan përçarje.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, tha se ai “ndan pasionin” e aktivistëve, ai ishte “tepër i shqetësuar” në lidhje me planet që disa protestues kishin për të prishur stacionet e metrove.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që njerëzit të përdorin transportin publik, edhe kur është fjala te ndryshimet klimatike.
Protestuesit thanë do të “bllokonin Londrën” deri më 29 prill, ku priteshin të mbaheshin një sërë protestash./arbresh.info/
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...