Një ngjarje e rëndë është raportuar në Holandë, ku dy vëllezër i kanë marrë jetën motrës së tyre pasi zbuluan se ajo kishte të dashur.
Dy vëllezërit sirianë e mbytën motrën e tyre 18-vjeçare, pasi u urdhëruan nga babai i tyre.
Autorët e krimit dolën përpara gjyqit, por babai i tyre arriti të largohej në Siri.
18-vjeçarja Rayan Al-Jayar, u vra pasi sipas familjes kishte turpëruar familjen.
Babai Khaled do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, dolën përpara gjykatës.
18-vjeçarja u largua nga shtëpia ku jetonte me familjen, më 22 maj 2024, e gjashtë ditë më vonë u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad.
Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës.
Në thonjtë e së ndjerës u gjet ADN-ja që i përkiste babait të saj, teksa vëllezërit vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës se 18-vjeçarja u vra nga ky i fundit.
Nga ana tjetër, megjithëse në largësi, babai ka pranuar se e ka vrarë ai vajzën, por kjo gjë u hodh poshtë nga prokuroria, e cila i qëndron versionit se ishin dy vëllezërit që e rrëmbyen e më pas vrarë. /tch
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...