Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se shpreson që dërgesa e parë e drithit nga një port ukrainas i Detit të Zi mund të ndodhë që të premten, por detajet vendimtare për kalimin e sigurt të anijeve janë ende duke u përpunuar.
Griffiths tha se zyrtarët ushtarakë turq, rusë dhe ukrainas po punonin me një ekip të OKB-së në një qendër të përbashkët koordinimi në Stamboll për të hartuar procedurat standarde të funksionimit për marrëveshjen e rënë dakord nga katër palët më 22 korrik.
Ai pranoi se “djalli ishte në detaje”, por tha se deri më tani nuk ishin shfaqur probleme të mëdha. Griffiths tha se një aspekt që po negociohet janë koordinatat e sakta të kanaleve të sigurta të transportitm bën me dije Al Jazeera.
“Ne shpresojmë … që lëvizjet e para të anijeve të ndodhin brenda disa ditësh – shpresojmë nesër – jashtë atyre porteve”, tha Griffiths. /abcnews.al
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...