“Do të bëj edhe rreth 3.800 kilometra rrugë dhe më pas shpresoj të mbërrij në Mekë. Unë eci për paqe. Islami është paqe. Muslimanët ekzistojnë për paqe. Të jetojmë të gjithë së bashku për paqe. Turqia është një shembull i mirë për botën”, tha Feyadi.
Shtetasi britanik, Farid Aziz Feyadi, i cili ka pranuar fenë islame ka mbërritur në Turqi në udhëtimin e tij të nisur për të shkuar nga Britania në Mekë duke ecur.
Pasi ka mbërritur në rajonin Keşan, Feyadi është pritur nga Ubeydullah Fidan, kryetari i degës rinore të AK Partisë në Keşan.
Në një deklaratë për gazetarët, Feyadi tha se për të shkuar drejt Mekës është nisur nga Britania në muajin nëntor. “Do të bëj edhe rreth 3.800 kilometra rrugë dhe më pas shpresoj të mbërrij në Mekë. Unë eci për paqe. Islami është paqe. Muslimanët ekzistojnë për paqe. Të jetojmë të gjithë së bashku për paqe. Turqia është një shembull i mirë për botën”, shtoi Feyadi.
Ndërsa Fidan tha se do të mirëpresin Feyadin për një natë në Keşan./aa/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...