Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka fillluar përgatitjet për ndryshime rrënjësore në politikën e jashtme dhe gjyqësore amerikane, duke përfshirë edhe anulimin e mundshëm të fondeve për gjykatat dhe projektet ndërkombëtare që kanë formësuar proceset në Ballkan për dekada, ka mësuar NewsmaxBalkans.
Sipas informacionit të marrë nga Newsmax Balkans nga burime të besueshme pranë administratës Trump, procesi i përgatitjes për një nga ndryshimet më të mprehta në politikën e jashtme dhe gjyqësore amerikane ka filluar tashmë në Uashington – një reduktim i plotë ose drastik i financimit të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare.
Burimet e mediumit theksojnë se gjatë dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar “më shumë se 100 miliardë dollarë” në gjykata ndërkombëtare, dhoma të specializuara dhe fonde të ndryshme gjyqësore në të gjithë botën.
Administrata e re amerikane beson se ky model është “i vjetëruar”, i kompromentuar politikisht dhe financiarisht i paqëndrueshëm, veçanërisht sepse, siç pretendojnë ata, shumë nga ato institucione u përdorën për qëllimet e politikës së jashtme të administratave të mëparshme.
Sipas zyrtarëve të lartë, ekziston një qëndrim i qartë në krye të administratës së re: Amerika vjen e para dhe “nuk duhet të ndërhyjë në problemet e brendshme të vendeve të tjera”, veçanërisht kur kjo përfshirje u kushton taksapaguesve amerikanë.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...