Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë izraelite dhe se Hamasi do të mposhtet.
Ai thekson gjithashtu nevojën për të parandaluar një krizë humanitare dhe më pas zbulon një plan me tre faza për të sjellë ndihma në Gaza.
Kjo përfshin dërgimin e ndihmave bazë në Rrip, hapjen e pikave të shpërndarjes së ushqimit nga kompanitë amerikane të siguruara nga ushtria izraelite dhe krijimin e një zone për të mbrojtur civilët pas marrjes së kontrollit të sigurisë në Gaza.
Kujtojmë se, qeveria izraelite është përballur me presion ndërkombëtar në rritje për të ndaluar operacionet ushtarake në Gaza dhe për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare.
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së