Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar sulmin në një memorial të Holokaustit në qytetin francez të Strasburgut.
Netanyahu dënoi dëmtimin e monumentit që është vendosur pranë një sinagoge të shkatërruar nga nazistët më 1940.
Policia franceze gjatë ditës së shtunë kanë nisur hetimin lidhur me këtë incident.
Ky incident vjen në kohën kur sulmet anti-semite kanë shënuar rritje muajt e fundit në Francë. Muajin e kaluar në Francë ishin dëmtuar rreth 80 varreza të hebrenjve, ku mbi to ishin ngjyrosur me sprej simboli i svastikës, shkruan REL.
Netanyahu u bëri thirrje “të gjithë udhëheqësve të shteteve që të bashkohen për të denoncuar antisemitizmin.Mënyra e parë për ta luftuar antisemitizmin është denoncimi”, tha ai.
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...