Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar kategorikisht raportimet që vendi i tij ka spiunuar Shtetet e Bashkuara.
Një artikull nga Politico citon tre ish zyrtarë të lartë amerikanë të cilët thonë se Izraeli është prapa mjeteve përgjuese të gjetura në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, transmeton portali arbresh.info.
Por një deklaratë nga zyra e z. Netanyahu thoshte se kjo ishte “një gënjeshtër e dukshme”.
“Ekziston një angazhim i gjatë dhe një direktivë nga qeveria izraelite të mos përfshihet në ndonjë operacion inteligjence në SHBA”.
Izraeli është disa ditë larg nga zgjedhjet e përgjithshme, me zotin Netanyahu që po lufton për të mbajtur pozitën e tij./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...