Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që janë në tokën e tij.
Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“I them Katarit dhe të gjitha vendeve që strehojnë terroristë, ose t’i dëboni ose t’i sillni para drejtësisë. Sepse, nëse nuk e bëni këtë, ne do ta bëjmë”, tha Netanyahu.
Deklarata e Netanyahut vjen pasi më herët gjatë ditës ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se shteti do të “veprojë kundër të gjithë armiqve, kudo”.
“Nuk ka vend që ata mund të fshihen”, shkroi Katz në X. “Kushdo që ka marrë pjesë në masakrën e 7 tetorit do të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke iu referuar sulmit që Hamasi kreu në tetor të vitit 2023 në Izrael, duke nxitur luftën në Gazë.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...