Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një video, e cila përpiqet të modifikojë një gafë, ku ai e quan kryeministrin britanik me emrin e gabuar.
Ai është referuar kryeministrit anglez Boris Johnson me emrin Boris Yeltsin, ish presidenti rus që vdiq në vitin 2007, transmeton portali arbresh.info
“Jam kthyer nga një vizitë shumë e këndshme në Londër, ku jam takuar me kryeministrin Boris Yeltsin dhe sekretarin e mbrojtjes të SHBA,” tha Netanyahu në fillim të takimit.
Ministrat e kabinetit menjëherë ndërhynë, dhe Netanyahu dha një buzëqeshje të mprehtë para se të korrigjonte veten, duke thënë se ai po kontrollonte për të parë nëse kolegët e tij po i kushtonin vëmendje.
Gafa vie pikërisht në kohën kur Netanyahu po lufton mbijetesën e tij përpara rivotimit të zgjedhjeve të javës së ardhshme. Netanyahu duket se fitoi votimin e prillit, por përpjekjet e tij për të formuar një qeveri koalicioni ngecën për mosmarrëveshjet midis partive ultra-ortodokse hebreje dhe politikanëve laikë./arbresh.info/
https://twitter.com/IsraeliPM/status/1170683918871334912?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1170683918871334912&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2F2019%2Fsep%2F09%2Fisraeli-pm-wrongly-refers-to-boris-johnson-as-boris-yeltsin
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick