Zvicra do të ofrojë kupon me vlerë prej 50 frangave për personat që i bindin të tjerët për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Kështu deklaroi të premten qeveria zvicerane, duke shtuar se kjo nismë po bëhet në mënyrë qe të rritet edhe më shumë vaksinimi në vend, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Secili person që vaksinohet tash e tutje do të pyetet të përmend dikë që e ka bindur që ta marrë vaksinën dhe ky i fundit do të shpërblehet me një kupon në vlerën e 50 frangave.
“Secili mund të ndihmojë për të bindur një mik, fqinj, koleg pune ose familjar për përfitimet që i sjell vaksinimi. Ky bashkëpunim i popullsisë duhet të shpërblehet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Edhe pse numri i rasteve me Covid-19 në Zvicër ka rënë, qeveria ka thënë se gjendja në repartet e kujdesit intensiv mbetet e vështirë.
Ndryshe, Qeveria ka ndarë 150 milionë franga për fushatën me kuponë dhe po planifikon një javë kombëtare të vaksinimit me 170 qendra mobile për këtë qëllim. /arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit