“Darka e Fundit nuk ishte frymëzimi im për skenën me drag queens në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike”. Lidhur me polemikat për sekuencën e kritikuar nga peshkopët katolikë dhe e djathta, krijuesi Thomas Jolly sqaroi në një intervistë se asgjë nuk ishte siç u përfol.
“Mendoja se ishte e qartë se bëhej fjalë për Dionisin që shtrihej në tavolinë në një festë të madhe pagane, që lidhet me perënditë olimpike, Olimpin, shpirtin olimpik.”
Nga ana tjetër, organizatorët e lojërave u shprehën: “Nëse dikush është ndjerë i ofenduar, kërkojmë falje!”. Pavarësisht polemikave, sipas një sondazhi të cituar nga komiteti organizativ, për rreth 86% të francezëve ceremonia ishte “një sukses”.
Anne Descamps, drejtoresha e komunikimit e Paris 2024 sqaroi për skenën e “Darkës së Fundit” se qëllimi i tyre nuk ishte të mos respektonim një grup fetar, përkundrazi, qëllimi ishte të tregonin tolerancë. Para sqarimeve, kritika ishin bërë dhe nga ministri italian i Kulturës. Ai u shpreh se “Darka e Fundit” e Leonardo Da Vinçit është një nga shprehjet më të larta të artit dhe përfaqësimi i një akti ungjillor, i dashur për miliona të krishterë. “Të talleni me të nuk është liri, por vulgaritet”, shkroi ai. /A2CNN
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...