Një grua që besohet të jetë nënë e dy fëmijëve, mbetjet e të cilëve u gjetën në valixhe në Zelandën e Re në fillim të këtij muaji, ndodhet në Korenë e Jugut, tha një zyrtar i policisë së Seulit për CNN të hënën.
Zyrtari tha se gruaja, një shtetase e Zelandës së Re, mbërriti në Korenë e Jugut në vitin 2018 dhe nuk kishte asnjë të dhënë për largimin e saj më pas nga vendi.
Sipas zyrtarit, gruaja kishte nënshtetësi koreane përpara se të merrte nënshtetësinë e Zelandës së Re shumë kohë më parë.
Zyrtari nuk dha emrin e gruas ose nuk dha ndonjë detaj tjetër identifikues dhe nuk mund të konfirmonte nëse ajo kishte lindur në Korenë e Jugut.
Vendndodhja e saj nuk dihet, tha zyrtari.
Policia e Koresë së Jugut nuk ka hapur hetimet e saj për rastin, por po bashkëpunon me autoritetet e Zelandës së Re përmes Interpolit.
Disa ditë më parë, mbetjet trupore të dy fëmijëve të vegjël u gjetur në dy valixhe të nxjerra në një ankand në Zelandën e Re.
Pas kryerjes së ekspertizës, policia lokale deklaroi se ka gjasa që trupat e fëmijëve, të moshave 5 dhe 10 vjeç, të kenë qëndruar në valixhe për disa vite më radhë./euronews.al/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes