Negociatorët iranianë dhe amerikanë kanë mbërritur në Pakistan përpara nisjes së bisedimeve të rëndësishme për paqe, në një proces që konsiderohet sfidues dhe me pasoja të mëdha për të dyja palët.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u prit nga ministri i Jashtëm i Pakistan në Islamabad, disa orë pasi delegacioni iranian kishte mbërritur në rajon.
Sipas vlerësimeve nga Uashingtoni, kjo konsiderohet një nga detyrat më të vështira për Vance deri më tani, me mundësi të kufizuara për sukses dhe rreziqe të mëdha në rast dështimi të negociatave.
Nga ana tjetër, kreu i delegacionit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se pala e tij hyn në bisedime me “qëllime të mira”, por theksoi se nuk ka besim ndaj SHBA-ve. Ndërkohë, Vance ka paralajmëruar më herët se Shtetet e Bashkuara nuk do të tregohen tolerante nëse Irani “përpiqet të mashtrojë”.
Paralelisht me këto zhvillime, zyrtarë libanezë bëjnë të ditur se një takim i veçantë mes negociatorëve dhe një delegacioni izraelit pritet të zhvillohet në Washington, D.C. ditën e martë.
Pakistani ka vepruar si ndërmjetës midis Iranit dhe SHBA-së gjatë disa javëve të fundit.
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...