Çifti Colin dhe Donna Craig-Brown nga Zelanda e Re po pastronin kopshtin dhe rastësisht hasen në diçka gjigante nën sipërfaqen e tokës.
Dyshja u gjunjëzuan dhe filluan të gërmojnë përreth “objektit”, ku Colin ishte kureshtar të di se çfarë ishte rritur në kopshtin e tyre, shkruan Uk News transmeton arbresh.info
Duke mos mundur që plotësisht ta nxjerrin, ia gërryen lëvoren për ta shijuar dhe mësuar se çfarë është. U habitën kur e kuptuan se ishte një patate gjigante.
“Nuk besonim. Ishte aq e madhe”, tha Donna gjatë një interviste dhënë për mediat e atjeshme.
Madje ekziston mundësia që të jetë patatja më e madhe në botë. Kur e futën në garazh për ta peshuar, u habitën kur panë se ishte 7.9 kilogramë apo më mirë thënë peshonte sa një thes i rëndomtë me patate.


Pasi që fotografitë e patates së tyre qarkulluan nëpër rrjete sociale, vendosën ta “pagëzojnë” me emrin Doug. Megjithatë pasi fermerët lokal vendosën ta peshojnë më mirë, u konstatua se i kishte 7.8 kilogramë.
E rekordin e librit Guiness për pataten më të madhe e mban një britanik, i cili në vitin 2011 nga kopshti nxori pataten që i kishte 5 kilogramë.
Çifti australian kanë kërkuar nga menaxhmenti i Guiness që të konfirmojnë pretendimet e tyre dhe ta përditësojnë listën e patateve më të mëdha në botë që janë gjetur deri më tani. /arbresh.info/
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...