Presidenti amerikan, Donald Trump është fajësuar për “anulimin e Krishtlindjeve” në Nazaret, qyteti ku besohet se u rrit Jezu Krishti.
Qyteti arab i Izraelit tha se ka anuluar disa festime të Krishtlindjes në shenjë proteste ndaj vendimit të Donald Trump mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, shkruan “DE”, transmeton portali arbresh.info
Trump vendimin e tij e bëri të njohur gjatë javës së kaluar, duke përmbysur dekadat e politikës amerikane dhe duke rrezikuar përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.
Tradicionalisht mendohet se Nazareti është vendi ku rrit Jezu Krishti. Bazilika imponuese e Shpalljes së Lajmërimit në qendër të Nazaretit është ndërtuar në vendin ku shumë besimtarë të krishterë besojnë se ishte shtëpia e fëmijërisë së Jezuit dhe nënës së tij, Marisë./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...