Aeroplani i rrëzuar i kompanisë “Ethiopian Airlines” ishte i mbushur me punëtorë humanitarë dhe ekspertë ndërkombëtarë, shumica prej të cilëve kishin udhëtuar për të marrë pjesë në një samit për mjedisin në Nairobi të Kenias.
Njëzet e dy anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara janë në mesin e 157 njerëzve të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit me fluturimin “ET302”. Aeroplani u rrëzua në një fushë pranë qytetit Addis Ababa të Etiopisë. Lajmin për vdekjen e punëtorëve të Kombeve të Bashkuara e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj organizate, Stephane Dujarric.
Shkak për praninë e madhe të këtyre zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara në këtë aeroplan ishte Asambleja për Mjedisin, e cila ka filluar sot dhe e cila organizohet pikërisht nga kjo organizatë e rëndësishme ndërkombëtare. Përndryshe, ky samit vlerësohet si takimi i nivelit më të lartë për mjedisin, ndërsa në të diskutohet për sfidat e shteteve të ndryshme.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë samit mbajtën një minutë heshtje për nder të viktimave, ndërsa flamujt e organizatës u ulën në gjysmështizë, shkruan “CNN”
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...