Forcat e sigurisë së Marokut kanë shkatërruar një celulë të dyshuar të DAESH-it në vendin e Afrikës së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Marokut, thuhet se tre të dyshuar janë arrestuar për lidhje me grupin terrorist DAESH.
Të dyshuarit, të moshës 18 deri 31 vjeç, kishin qenë aktivë në qytetet e Nador dhe Driouch në Marokun verior.
Ministria tha se të dyshuarit po nxisnin mbështetje për DAESH-in dhe komplotonin për të kryer sulme terroriste në vend.
“Ky operacion konfirmon vazhdimin e kërcënimeve terroriste dhe insistimin e atyre që janë të obsesionuar me ideologjinë ekstremiste të DAESH-it”, tha ministria.
Sipas shifrave zyrtare të fundit të publikuara në fund të vitit 2018, Maroku ka shkatërruar 183 celula terroriste që nga viti 2002.
Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme
Izraeli planifikon mbylljen e organizatave humanitare në Gaz...
Numërohen 50% e votave për kandidatët, dhjetëshja e më të vo...
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...