Ndryshe, mediat lokale raportuan se shumica e pjesëmarrësve në ndejë nuk respektuan distancimin social dhe nuk kishin vendosur maska në fytyrë. /Telegrafi/
Tre persona janë në gjendje të rëndë pasi u plagosën me armë zjarri në një festë në Mulholland të Los Angelesit, ku morën pjesë qindra njerëz.
Departamenti i Zjarrit në Los Angeles (LAFD) tha se një nga viktimat, të gjithë të rritur, ishte në një “gjendje më kritike” pas të shtënave me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.
Më parë rasti ishte raportuar në polici shkaku i një ndejë të madhe që po zhvillohej në kundërshtim me ligjet e coronavirusit në një rezidencë në një lagje të pasur të Beverly Crest.
Ende nuk është e qartë se kush kishte hapur zjarrin gjersa LAFD njoftoi se personi i katërt pësoi një dëmtim në krah, transmeton Telegrafi.
Me,gjithë ndalimin e tubimeve të mëdha në Kaliforni, Departamenti i Policisë në Los Angeles (LAPD) ka njoftuar më parë se policët e tyre nuk mund të ndërhynin në festa pa një urdhër nga prokuroria.
Ndryshe, mediat lokale raportuan se shumica e pjesëmarrësve në ndejë nuk respektuan distancimin social dhe nuk kishin vendosur maska në fytyrë. /Telegrafi/
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës