Komiteti ushtarak, autoriteti më i larë i NATO-s do të mblidhet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, ndërsa ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën në Kosovë dhe misionin ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR-in.
Në njoftimin e NATO-s bëhet e ditur se admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin, në të cilin do të marrin pjesë shefat e mbrojtjes aleate dhe homologët e tyre nga Finlanda dhe Suedia të ftuar.
Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s në sesionin me 32 ministra të Mbrojtjes do t’iu mundësojë të diskutojnë çështje me rëndësi strategjike për Aleancën.
“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR), Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, sigurinë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...