Disa e konsiderojnë mbulimin e tërë fytyrës si e drejtë personale e grave myslimane dhe mendojnë se ndalimi i ferxhes do të përbënte shkelje të lirisë fetare.
Burka e cila është veshje tradicionale nëpër disa vende të botës arabe, mbulon tërësisht fytyrën e gruas dhe ka vetëm një rrjetë që i mundëson asaj për të shikuar.
Përkundër faktit se janë marrë iniciativa për ndalimin e veshjeve të tilla, në Britaninë e Madhe nuk pritet të ndodhë një gjë e tillë.
Mirëpo disa vende evropiane e kanë ndaluar përdorimin e këtyre veshjeve nëpër vende publike, duke përfshirë Francën, Belgjikën, Austrinë, Letoninë Bullgare dhe së fundmi, Danimarkën.
Deputetët në Norvegji kanë votuar për ndalimin e burkës, mirëpo ende nuk dihet nëse është bërë ligj apo jo.
Në vende të tjera, ka ndalime të pjesshme.
Për shembull, në Holandë, burka dhe ferexheja janë të ndaluara nëpër shkolla, spitale dhe në transportin publik, por jo në rrugë.
Nëpër vende të ndryshme të Gjermanisë, nuk lejohet ngasja e veturës me burka, ndërsa në Bavari të Gjermanisë është rreptësisht e ndaluar.
Italia dhe Spanja kanë vënë ndalesa lokale, por asgjë kombëtare. Ndërsa në Rusi, ferexheja është e ndaluar në rajonin e Stavropolit, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu, Zvicra planifikon ta hedh këtë çështje në referendum pasi që qeveria e hodhi poshtë një fushatë qe kërkonte ndalimin e ferexhes.
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...