Në takimin e Këshilit Atlantik janë diskutuar problemet dhe sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit, shkruan arbresh.info.
Drejtuesja e këshillit ka thënë që ky këshill ka disa qëllime dhe disa sfida që po përballen vendet e rajonit.
Ajo ka thënë se qëllimi kryesor është integrimi i shteteve të rajonit në gjirin euroatlantik ku sipas saj do të kërkohet bashkëpunimi i të gjithë krerëve në vendet e rajonit për ta arritur këtë qëllim.
Ajo theksoi poetikisht që “Bashkimi është forca më e madhe që kemi”.
“Duhet të diskutohet për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në NATO. Dyert janë të hapura dhe do të ndodh për çdo vend siç ka ndodhur me Malin e Zi në vitin e kaluar”, tha ajo.
Në fund ajo e ka përmbyllur fjalimin e saj duke treguar që primare për vendet e Ballkanit janë reformat që do të luftonin korrupsionin, krimin e organizuar dhe bashkëpunimin me qëllim që të rritet stabiliteti në rajon dhe të rritet siguria ndaj kërcënimeve që mund të vijnë. /arbresh.info
13 vjet nga tragjedia e Restelicës
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Ku...
Ky është 42-vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin në Carra...
KQZ-ja i përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e votave
Jashari mposht Gjimshitin, Atalantas i duhet punë në ndeshje...
Në prag të Shën Valentinit, Melinda konfirmon lidhjen romant...