Forcat pro-qeveritare në Jemen, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë nisur të sulmojnë një port të rëndësishëm, i cili kontrollohet nga luftëtarët rebelë.
Qyteti bregdetar Hudajdah është vendi ku arrijnë shumica e ndihmave për njerëzit në zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen.
Agjencitë kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare.
Rreth tetë milionë njerëz janë në rrezik nga uria në vendin e shkatërruar nga lufta.
Sulmet pro-qeveritare kanë nisur pasi rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë injoruar afatin për tërheqje në mesnatën e së martës.
Është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite bën përpjekje të marrë kontrollin e një qyteti mirë të mbrojtur në Jemen.
Konflikti në Jemen ka shpërthyer që nga fundi i vitit 2014, kur rebelët Huthi dhe aleatët e tyre kanë kapur pjesët veriperëndimore të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, dhe kanë detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohet. /REL/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë