Ishte një iniciativë inkurajuese për një vend të njohur që nuk u jep grave platformë në jetën publike.
Megjithatë, kur Arabia Saudite deshi të mburrej me inaugurimin e Këshillit të Gruas në provincën al-Qassim, ata injoruan një gjë: gratë.
Fotografitë e publikuara nga takimi i parë të Këshillit të Grave në Qassim tregojnë 13 burra dhe as edhe një femër të vetme, shkruan BBC.
Gratë qëndronin në një dhomë tjetër ku kishin shfaqur prezencën e tyre përmes videolidhjes.
Inaugurimi u kryesua nga Princi Faisal bin Mishal bin Saud, i cili tha se është krenar me hapjen e saj dhe se ky këshill është i pari i këtij lloji në Mbretërinë e tyre.
Këshilli udhëhiqet nga Princesha Abir bint Salman, bashkëshortja e bin Saudit, e cila poashtu nuk u pa në fotografi.
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...