Një zjarr i madh ka përfshirë katet e fundit të një qiellgërvishtëseje në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. I gjithë qyteti ka qëndruar në izolim për disa orë, ndërsa autoritetet evakuuan banorët e zonës.
Ndërtesa e papërfunduar është 25 katëshe, dhe janë pikërisht katër katet e fundit që janë përfshirë nga flakët.
Rreth 60 zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarrit të shpërthyer në orën 11 të mbrëmjes së të premtes. Për faktin që ndërtesa ka qenë e papërfunduar, nuk besohet që brenda saj të ketë pasur njerëz. Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 2016./abcnews.al/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë