Keir Starmer dhe Volodymyr Zelenskyy tani janë nisur për një takim privat.
Por pak para se të largoheshin, dyshja ndanë disa komente para kamerave, shkruan skynews.
Duke iu referuar turmave brohoritëse të mbledhura jashtë Downing Street, kryeministri i tha Zelenskyt: “Ju keni mbështetjen e plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ne qëndrojmë me ju dhe Ukrainën për aq kohë sa mund të duhet”.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka një vendosmëri “absolute” dhe “të palëkundur” për të arritur “atë që të dy vendet duan të arrijnë që është një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitet dhe siguri”.
Bëhet e ditur se Zelensky falënderoi Starmer dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre që nga fillimi i luftës.
Ndryshe, dyshja janë përshëndetur me përqafim, gjë që thuhet të jetë një mesazh për Shtëpinë e Bardhë, pas takimit të tensionuar që Zelensky pati me Trumpin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...