Në ditën e Pashkëve Ortodokse Papa Françesku ka apeluar edhe një herë për një armëpushim në Ukrainë.
“Në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar. Është e trishtueshme që në këto ditë më të shenjta dhe solemne për të krishterët, të dëgjojmë zhurmën vrastare të armëve, ndërsa duhet të dëgjonim atë të kambanave që lajmërojnë ringjalljen… Përsëris thirrjen për një armëpushim të Pashkëve, shenjën më të vogël të prekshme të gatishmërisë për paqe. Ndaloni sulmet për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”, tha më tej Papa.
Flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës u valëvit mes besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, ku udhëheqësi i Kishës Katolike Romake kujtoi sulmet ruse. Me sulmet e nisura prej 24 shkurtit nga Rusia, populli Ukrainas i bën ballë luftës prej 60 ditësh.
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...
Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NAT...
Sipas MARCA-s, Perez është i gatshëm t’i bëj ofertë ma...
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...