Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi

13:43 | 19 Mars 2026
A Z

Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë u lutën nën shi në Mesxhidi el-Haram, xhamia e madhe brenda së cilës ndodhet Qabeja në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

Imazhet e shpërndara në llogarinë e mediave sociale të guvernatorit rajonal të Mekës tregojnë turma të mëdha vizitorësh duke kryer tavaf (rrotullim) rreth Qabesë dhe duke ngritur duart drejt qiellit në shiun e rrëmbyeshëm.

Postimi, i cili përfshin frazën “Shi dhe lutje nga Mesxhidi el-Haram”, thekson atmosferën shpirtërore të Ramazanit dhe bekimet e shiut.

Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Bahreini, Libani, Sudani, Palestina dhe Kuvajti e kanë shpallur të premten, 20 mars, si ditën e parë të Fitër Bajramit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TRT World (@trtworld)