Një gjykatë në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, sot i ka gjobitur dy gazetarë të pavarur, pasi i ka shpallur fajtorë se kanë punuar pa akreditim të nevojshëm.
Korrespondentët e kanalit televiziv, Belsat, me seli në Varshavë, Katsyaryna Andreyeva dhe Syarhey Klavalyou, janë gjobitur secili me nga 595 dollarë amerikanë.
Në shenjë të protestës, gazetarët nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore.
Sot më vonë gjatë ditës, dy gazetarë të tjerë të këtij rrjeti televiziv, Ales Silich dhe Maria Artsyabashava, pritet të paraqiten në gjykatë me akuza të njejta.
Grupi Reporterët pa Kufij dje e ka dënuar atë që tha se ishte ndjekje gjithnjë e më intensive e gazetarëve të pavarur në Bjellorusi, duke i përmendur proceset kundër gazetarëve të rrjetit Belsat.
Ky grup ka theksuar se duke mos lejuar që mediat e jashtme, sikur që është Belsat, të hapin zyre në Minsk, autoritetet i detyrojnë korrespondentët e këtij rrjeti, që të punojnë pa akreditime.
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...