Në Alaska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), është gjetur letër brenda një shishe të shkruar para 50 vitesh nga një oficer detar rus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tyler Ivanoff në qytetin Shishmaref përderisa kërkonte dru zjarri, ka gjetur letër brenda një shishe.
Ai duke theksuar se kur e ka parë se shkrimi në këtë letër është në rusisht dhe nuk mund ta lexojë e ka postuar në rrjetet sociale, tha se me anë të shokëve të tij që dinë rusisht kanë zbuluar se letra është shkruar më 20 qershor 1969 nga një oficer rus Anatoly Botsanenko.
Ndërkohë kanali shtetëror televiziv i Rusisë, “Russia-1”, ka kontaktuar personin që e ka shkruar letrën, Botsanenko.
Ai në fillim ka qenë në dyshim se kjo letër është e atij por pasi që e ka pa nënshkrimin ka besuar.
Botsanenko në kohën kur e ka shkruar letrën ka qenë 36 vjeçar dhe ka punuar në anijen e quajtur Sulak.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...