Prej tre ditësh, pas alarmit për një numër të infektuarish me koronavirus në Itali por edhe disa viktimave, në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në Rinas, janë intensifikuar kontrollet. Gjatë ditës së hënë, kontrollet e pasagjerëve janë kryer për pothuajse të gjitha linjat e fluturimit.
Më prioritare janë ato që vijnë nga Italia dhe bëhet fjalë për mesatarisht 15 linja fluturimi në ditë. Siç mund të shihet në këtë kontroll, ku bëhet matja e temperaturës për të gjithë udhëtarët, një pjesë e tyre janë pajisur me maska mbrojtëse.
Edhe këta shtetas turk, të cilët thanë se nuk kanë pasur kontrolle në aeroportet në vendin e tyre, janë pajisur me maska.
“Ju e dini tashmë problemin me kronavirusin, mendoj se është shumë i rrezikshëm. E kam vendosur maskën sepse dua që të mbroj veten time por edhe të tjerët.” tha një turk.
“E kam vendosur maskën për arsye sepse mund të ketë infeksione por edhe virusi tashmë. Dua shumë që të jem i mbrojtur, për këtë arsye.” tha një turk tjetër.
Për linjat të cilat mund të sjellin pasagjerë me origjinë fluturimi nga kina, atyre u bëhen edhe pyetje të tjera shtesë, si origjina e fluturimit, vendet tranzite, koha e qëndrimit në këto vende tranzite dhe nëse kanë pasur kontakte me persona të infektuar me koronavirus.
Nëse dalin pa probleme, ata lihen të vazhdojnë udhëtimin pasi u merret një numër kontakti telefoni dhe adresa se ku do të qëndrojnë gjatë dy javëve në vijim./tch
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit