Për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, 106 mijë persona kanë kaluar nga Ukraina në Poloni vetëm në 24 orët e fundit, njoftuan autoritetet polake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pawel Bossernaker, zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Polonisë, deklaroi se 106 mijë njerëz erdhën në Poloni nga Ukraina në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë në dhjetë ditët e fundit.
Bossernaker tha se gjithsej 800 mijë njerëz kanë kaluar nga Ukraina në Poloni për shkak të luftës deri më tani.
“Aktualisht, ne kemi krijuar 30 pika pritjeje në kufirin Poloni-Ukrainë. Ka edhe pika të vogla pritjeje të krijuara nga qeveritë lokale”, tha ai.
Autoritetet polake kanë njoftuar gjithashtu se janë krijuar qendra në 27 lokacione në Poloni, ku ukrainasit mund të marrin informacione për ndihmë.
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...