David Lammy është zgjedhur zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe dhe ministër i Drejtësisë, si pjesë e ndryshimeve në Qeverinë britanike të Keir Starmerit pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner.
Rayner u dorëhoq pasi pranoi se ka paguar më pak taksa se që duhej për pronën e re. Ajo akuzohej se ka shmangur pagësë prej rreth 40 mijë funtesh.
Yvette Cooper do ta zëvendësojë Lammyn si Sekretar i Jashtëm.
Shabana Mahmood, si ministre e deritashme e drejtësisë, do të kalojë në Ministrinë e Brendshme.
Qeveria po ashtu ka caktuar ministra të rinj në dikasteret për mjedis, ekonomi, punësim e pensione./ap
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...