“Torre del Moro”, një ndërtesë luksoze 20-katëshe në Milano është përfshirë nga flakë të mëdha për shkaqe ende të panjohura.
Mediat lokale shkruajnë se besohet që në ndërtesën shumëkatëshe jetojnë rreh 70 familje, ndërsa ende nuk është mësuar nëse ka të lënduar.
Më tej, mediat shkruajnë se zjarri është përhapur në të gjithë godinën brenda pak minutash.
Banorët e paidentifikuar thanë se panelet në fasadën e ndërtesës supozohej të ishin rezistente ndaj zjarrit.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po thyejnë dyert për të hyrë në apartamente e për të shpëtuar njerëzit që mund të jenë ende brenda godinës.
“Tani për tani nuk kemi raporte për viktima ose të plagosur”, tha kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala./tch/
https://twitter.com/Pino00895828/status/1432038678419869696
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...