Ish shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus, është marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Politico dhe Washington Post cituan avokatin e Priebus, William Burck, i cili ka thënë se klienti i tij është paraqitur vullnetar për t’iu përgjigjur akuzave, transmeton portali arbresh.info
Priebus nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me rastin, por Politico ka theksuar se ai ishte përgatitur për disa javë për t’u marrë në pyetje.
Priebus mori pjesë në takimet ku u diskutua largimi i punës së Comey dhe luajti një rol kyç në Shtëpinë e Bardhë, si dhe gjatë fushatës kishtë pozitën e kreut të Komitetit Kombëtar Republikan./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë