Një gjykatës ka ndaluar festimin e planifikuar të përvjetorit të puçit ushtarak brazilian më 1964 ku u rrëzua qeveria demokratike.
Presidenti Jair Bolsonaro kishte planifikuar të celebrojë përvjetorin e fillimit të sundimit ushtarak të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Por vendimi i presidentit të krahut ekstrem kishte provokuar kritika të ashpra.
Ai e mbrojti vendimin më herët këtë javë, duke deklaruar se qëllimi ishte të mbante mend epokën në vend që të përkujtonte vetë sundimin ushtarak.
Gjyqtari Ivani Silva da Luz tha se ngjarja që festonte 55 vjetorin e grushtit të shtetit nuk ishte “në përputhje me procesin e rindërtimit demokratik”.
Ai tha se datat përkujtimore duhet të miratohen nga Kongresi i vendit.
Gjatë 21 viteve të diktaturës në vitet 1960 dhe 70, të paktën 434 vetë u vranë ose u zhdukën.
Asnjë nga zyrtarët ushtarak në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht./Arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...