Tre burra dhe një adoleshent janë arrestuar për shkak të një plani kundër një komuniteti të vogël islamik në Nju Jork.
Të dyshuarit akuzohen për posedim të bombave artizanale dhe armëve të zjarrit si dhe planifikim të atakimit të Islambergut, i themeluar nga një klerik pakistanez në vitet 1980, transmeton portali arbresh.info.
Komploti i pretenduar është zbuluar pas një informate anonime nga një nxënës shkolle.
Komuniteti Islamberg është bërë shndërruar në një objektiv për teoristët konsipirativë të cilët thonë se është një kamp trajnimi për terroristë.
Tre të dyshuarit pritet të dalin sot para gjykatës.

Ata janë emëruar si Andrew Crysel, 18 vjeç, Vincent Vetromile, 19 vjeç, dhe 20-vjeçari Brian Colaneri.
Të gjithë janë akuzuar për posedim penal të një arme dhe komploti. Një djalë 16-vjeçar po përballet gjithashtu me akuza.
Policia tha se së paku tre prej tyre shërbyen së bashku si djemtë e skautëve./Arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...