Flotilja Ndërkombëtare Humanitare “Global Sumud”, e cila kishte si synim të çonte 200 tonë ndihma humanitare në Gaza duke thyer bllokadën detare izraelite, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës, më 1 tetor nga marina e Izraeli.
Ishin vetë aktivistët të cilët përmes videove të postuara në mediat sociale thanë se në disa nga anijet e flotës kishte hipur “personel ushtarak”.
Ministria e Jashtme izraelite tha se marina i kishte thënë flotiljes të ndryshonte kursin pasi po “i afrohej një zone aktive luftimesh”. Izraeli ende nuk ka konfirmuar se ka hipur në ndonjë anije.
Më vonë përmes një videoje të postuar në platformën X, Ministria e Jashtme e Izraelit tregon ushtarë izraelitë duke ndihmuar aktivistët në bord, përfshirë aktivisten e njohur Greta Thunberg.
“Disa anije të flotiljes Global-Sumud janë ndaluar tashmë në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port izraelit. Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë”, shkruhet krahas videos./euronews.al
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...