Embargoja europiane ndaj naftes ruse do të godasë rëndë kompanitë gjermane, paralajmëroi sot Shoqata e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), duke kërkuar mbrojtje nga politika.
Megjithëse kërkesa për naftë mund të mbulohet nga burime të tjera, rritja e çmimeve po rrit presionin financiar mbi kompanitë, tha presidenti i DIHK-së Peter Adrian, transmeton portal arbresh.info
“Biznesi do të jetë edhe më pak fitimprurës, kryesisht për sektorët me energji intensive dhe kompanitë e logjistikës,” shtoi Adrian.
Kostot shtesë nuk mund të kalohen plotësisht te klientët dhe “në raste ekstreme, kompanitë do të detyrohen të vendosin çelësin në bravë për shkak të kostove”, përfundoi kreu i DIHK-së.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen zbuloi sot një plan për të hequr gradualisht naftën ruse nga tregu europian gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Importet e derivateve duhet të pezullohen plotësisht deri në fund të vitit.
Adrian u bëri thirrje politikanëve që të mbrojnë kompanitë gjermane nga pasojat e një vendimi të tillë./arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv