Ministrat e jashtëm të NATO-s po mblidhen në Uashington, D.C këtë javë për të festuar 70 vjetorin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.
Presidenti Donald Trump e ka kritikuar aleancën, duke fajësuar vendet anëtare për mos-investime në mbrojtje dhe duke u mbështetur shumë tek Shtetet e Bashkuara. Vëzhguesit do të shohin nga afër se si aleanca do të përballojë stuhitë e brendshme në këtë përvjetor.
Presidenti Trump, i cili pret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për bisedime në Shtëpinë e Bardhë të martën, i bëri të qarta pikëpamjet e tij për NATO-n gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke tronditur shumë në të dy anët e Atlantikut kur e quajti aleancën “të vjetëruar”.
Ai tha se ajo kishte humbur fokusin, ndërkohë që në mënyrë të përsëritur pretendoi se Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur barrën më të madhe të kostos.
Shumica e ekspertëve të politikës së jashtme amerikane thonë se NATO-ja është një nga aleancat më të suksesshme ushtarake në histori dhe është larg të qënurit e padobishme.
“Aleanca ka shfaqur një aftësi për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve në të kaluarën, që nga rigjallërimi i Rusisë, tek menaxhimi i krizës në jug të krahut të NATO-s, si dhe në trajtimin e çështjeve të sigurisë kibernetike. Kështu që NATO-ja po përshtatet dhe aleatët po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen”, tha për Zërin e Amerikës, Mark Simakovsky, ekspert me Këshillin e Atlantikut.
Shpenzimet ushtarake kanë qenë një çështje thelbësore për presidentin Trump, i cili shpesh ka bërë presion ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes.
“Të gjithë kanë rënë dakord të rrisin angazhimin e tyre në nivele që kurrë nuk është menduar më parë”, u tha presidenti Trump gazetarëve gjatë një samiti të NATO-s vitin e kaluar.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?