Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të shqyrtojnë mënyra për të rritur aftësinë e aleancës për t`u mbrojtur kundër shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia dhe për të forcuar mbështetjen për Ukrainën.
Në takimin i cili vjen pasi një studim tregoi se ndihma ushtarake perëndimore për Ukrainën ra me 43% në korrik dhe gusht krahasuar me gjysmën e parë të vitit.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, thotë se aleanca po punon me BE-në për të krijuar një “mur kundër dronëve”.
Ndërsa Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e paralajmëroi Moskën se Uashingtoni dhe aleatët e saj ishin të gatshëm t’i “impononin kosto Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm” nëse lufta në Ukrainë nuk mbaron.
“Nëse duhet ta ndërmarrim këtë hap, Departamenti Amerikan i Luftës është i gatshëm të bëjë pjesën e vet në mënyra që vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë”, ka deklaruar Hegseth në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në selinë e NATO-s, një koalicion prej mbi 50 vendesh i përqendruar në përmirësimin e dërgimit të pajisjeve ushtarake në Ukrainë.
Ministrat e mbrojtjes së NATO-s po takohen për të shqyrtuar mënyrat për të rritur aftësinë e aleancës për t’u mbrojtur kundër shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia dhe për të forcuar mbështetjen për Ukrainën.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha në një konferencë për media se SHBA-të ishin të gatshme të vendosnin tarifa ndaj Kinës për blerjen e naftës ruse, por vetëm nëse aleatët evropianë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në një masë të tillë./rtk
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...
Me urdhër të gjykatës, arrestohet një shtetas i Serbisë në M...
Gjashtë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Mamush ...
Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Gjilan