Gjatë ditës së hënë, NATO ka kapur një raketë balistike që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë shtoi se mbeturinat nga raketa iraniane e rrëzuar ranë në fusha të zbrazëta në provincën Gaziantep, në Turqinë jugore. Nuk pati dëme ose viktima, shkruan Associated Press.
Ministria theksoi se ndërsa Turqia vlerëson marrëdhëniet paqësore dhe stabilitetin në rajon, nuk do të hezitojë të veprojë nëse toka ose hapësira e saj ajrore kërcënohet.
Deklarata tha se raketa u rrëzua nga njësitë e NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor.
Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi të hënën stafin jo-emergjent dhe anëtarët e familjes të largoheshin nga Konsullata Amerikane në Adana. Gjithashtu, DASh këshilloi qytetarët amerikanë të largoheshin nga Turqia juglindore.
Vendimi shënon misionin e 10-të diplomatik amerikan të vendosur në largim të urdhëruar që nga fillimi i luftës me Iranin, dhe veprimin e parë të tillë që përfshin një aleat të NATO-s.
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...